SHËRIMI ME KARTA E ËNGELLI

ÇFARË ËSHTË TEKNIKA E SHËRIMIT TË KARTAVE E ENGELIT

Kartes 2

Mary Zapiti, duke qenë në kontakt me botën qiellore prej 20 vitesh, pas një eksperience metafizike iu dha mesazhi se engjëjt duan të krijojnë një sërë kartash që nëpërmjet tyre t’i japin mesazhe botës për t’i ndihmuar në jetën e tyre.

Për të përfunduar serinë prej 65 letrash, u deshën 7 vjet lidhje të vazhdueshme të hapur me botën qiellore. Informacioni i forcave qiellore jepej gradualisht çdo herë me një temë përkatëse.

Cilat janë cilësitë dhe veçoritë e këtyre kartave kundrejt të gjitha llojeve të tjera?

  • Këto karta jepen një nga një përmes komunikimit (Channeling) me forcat qiellore dhe kanë vetëm vibrime pozitive.
  • Këto karta ju zbulojnë dhe ju udhëheqin me dashuri drejt zgjidhjeve që janë për të mirën më të lartë të të gjithëve.
  • Është shumë e rëndësishme për forcat qiellore që mesazhet të jepen me dashamirësi në mënyrë që të mos krijojnë faj, ndjeshmëri, mendime dhe ndjenja negative.
  • Ata dëshirojnë që përmes mesazheve të tyre të krijojnë një fushë pozitive me vibrime të larta.

Së bashku me letrat, asaj iu dha edhe një mënyrë e veçantë interpretimi e cila bëhet si më poshtë:
Procesi fillon me lidhjen me engjëllin mbrojtës të çdo të interesuari pasi engjëlli ynë mbrojtës është ai që di gjithçka për ne dhe dëshiron vetëm të mirën tonë më të lartë. Ai bashkëpunon dhe merr ndihmë nga të gjithë kryeengjëjt, engjëjt dhe forcat qiellore të nevojshme për t’i dhënë zgjidhjen e duhur çështjes që shqetëson personin në fjalë.

Çfarë ju zbulojnë engjëjt në seancë:

  • Shkaqet e problemeve që ju shqetësojnë.
  • Ato zbulojnë ngatërresa sistematike, të çojnë në liri prej tyre dhe nga barrët që nuk të takojnë, duke ofruar pastrim, pranim dhe pajtim.
  • Ato ndihmojnë me dilemat dhe vendimet që duhet të merrni.
  • Ata ju zbulojnë engjëjt që janë afër jush për t’ju mbështetur dhe udhëhequr në çështjet tuaja.

 

SI MUND TË JU NDIHMOJNË SEANCA E ENGELIT

  • Problemet familjare.
  • Marrëdhëniet e partnerëve.
  • Çështje profesionale dhe financiare.
  • Probleme shëndetësore.
  • Cili është qëllimi i jetës suaj?
  • Cilat janë talentet tuaja të veçanta?
  • Cilat janë mësimet e rëndësishme që duhen nxjerrë nga vështirësitë e përsëritura?

Disa tema tregohen në mënyrë indikative, sepse engjëjt nuk janë të kufizuar askund.

IMG_20230210_231435